JoqAlbania Profile Banner
JOQ Albania Profile
JOQ Albania

@JoqAlbania

Followers
5K
Following
7
Statuses
39K

Na ndiqni për lajme, foto, video dhe trendet më të fundit nga Shqipëria dhe bota.

Albania
Joined May 2015
Don't wanna be here? Send us removal request.
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një gardian i burgut të Fushë Krujës, me inicialet H.Ç., është arrestuar pasi tentoi të fuste në institucionin penal 22 telefona celularë, doza kokaine dhe karikues të tipeve të ndryshme. Sendet e ndaluara ishin fshehur në një qese të zezë me peshë rreth 6 kg dhe ishin hedhur në tarracën e ndërtesës me synimin për shpërndarjen e tyre te të burgosurit. Gjatë kontrollit, policia dhe shërbimi i brendshëm zbuluan jo vetëm pajisjet elektronike, por edhe disa doza lëndë narkotike. Brenda pakos u gjetën gjithashtu karikues të shumëllojshëm dhe aksesorë për telefona. Autoritetet e burgut ndërhynë menjëherë duke sekuestruar materialet dhe arrestuar gardianin në flagrancë. Hetimet janë në vijim për të zbardhur nëse H.Ç. ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë brenda apo jashtë institucionit penal. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta brenda sistemit të burgjeve dhe ka ngritur shqetësime për mekanizmat e kontrollit dhe sigurisë në këtë institucion.
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mesditën e sotme teksa një 12-vjeçar ka qëlluar në shpatull me mjet prerës një 15-vjeçar. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në rrugën “Adem Sheme”, lagjja nr. 2, pas së cilës autori i mitur i identifikuar me inicialet M.M. është shoqëruar në komisariat, ndërsa 15-vjeçari i plagosur ndodhet i shtruar në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia lokale dha detaje të ngjarjes: “Sot, në mesditë, në rrugën ��Adem Sheme’, lagjja nr. 2, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 15-vjeçar është goditur me mjet prerës në shpatull nga një bashkëmoshatar. I dëmtuari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Falë veprimeve të shpejta shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin e mitur M. M., 12 vjeç, i cili u shoqërua në Komisariat për veprime procedurale. Gjatë veprimeve të mëtejshme lidhur me ngjarjen, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.”
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gramsh. Si pasojë e përplasjes së një furgoni me një fuoristradë janë plagosur 5 persona, mes tyre një në gjendje të rëndë. Për nxjerrjen e të plagosurve nga automjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërkohë që shoferi i furgonit raportohet se ka qenë në gjendje të dehur.
Tweet media one
Tweet media two
Tweet media three
Tweet media four
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Qytetari thotë se polici qëndronte me telefon në mbikalimin pranë Fabrikës së Miellit dhe fotografonte shoferët pa rrip sigurimi, ose në shkelje të tjera.
Tweet media one
Tweet media two
1
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme në Peqin. Ai tregon me pamje se si një i moshuar qëndron i shtrirë në trotuar dhe askush s’e ndihmon. Madje në momentin që qytetari raporton këtë ngjarje, aty kalon edhe një efektiv policie, por as ai s’ia hedh sytë të moshuarit. Qytetari i indinjuar nga kjo ngjarje thotë se i moshuari, në gjendje jo të mirë fizike, qëndronte në rrugë i shtrirë prej disa minutash, por askush s’i afrohej as ta pyeste çfarë problemi ka ose si mund ta ndihmojë. Ai shpreson që pas këtij publikimi, shteti por edhe bashkia e Peqinit të ndërgjegjësohen dhe të marrin masa si për këtë të moshuar, por edhe raste të tjera të ngjashme.
1
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Fondacioni Neuron raportohet se i dha ekspeditës gati një milion korona (ose mbi 39 mijë euro), dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin e tij, për nder të fondacionit. Richard Bouda, fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë shumë turistë. “Gjatë eksplorimit fillestar, ne krijuam një hartë bazë duke përdorur pajisjet që kishim. Ne e dinim që atëherë se kishim zbuluar diçka vërtet të veçantë. Falë Fondacionit Neuron, kemi blerë një skaner i cili na lejonte të matim të gjithë shpellën dhe të gjithë zonën e liqenit. Ne do të bashkëpunojmë edhe me hidrologët të cilët do të matin pjesën nënujore të atij liqeni duke përdorur mjete valore”, tha Bouda. Teknologjia e fundit e skanimeve GeoSlam është përdorur nga ekipi i shkencëtarëve çek, që ka krijuar modele të sakta të shpellës. Procesi me të cilin është krijuar shpella që përmban liqenin, është gjithashtu e pazakontë. Uji mineral i liqenit është i ngopur me sulfur hidrogjeni, i cili, në kontakt me ajrin, oksidohet dhe prodhon acid sulfurik që e kthen vazhdimisht shkëmbin gëlqeror në gips të butë. Puna e ekipit çek në Shqipëri do të kontribuojë në kuptimin e këtij lloji të rrallë të formimit të shpellave dhe më shumë punë dhe zbulime janë për tu bërë atje, sipas Boudas, i cili shton se ky zbulim mund të kontribuojë gjithashtu në mbrojtjen e të gjithë zonës ku u zbulua liqeni.
Tweet media one
Tweet media two
Tweet media three
Tweet media four
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një qytetar nga Lezha i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një vjedhje që ka ndodhur te shkallët e pallatit. Ai thotë se zotëria që shihni në pamjet e mëposhtme i ka vjedhur biçikletën me vlerë 1000 euro. Ai i kërkon zotërisë që t’i kthejë biçikletën sa më parë pasi në të kundërt do të bëjë denoncim në polici. Mesazhi i pronarit: Pershendetje! Kam nje nevoje per ndihmen tuaj. Me kane vjedhur bicikleten ne vleren 1000 euro. Nese ju e publikoni dhe zoteria me sjell biciketen nuk i bej denoncim. Ndryshe do e pesoj shume keq. Vjedhja ka ndodhur ne qytetin e Lezhes
1
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Detaje të reja kanë dalë në dritë për vdekjen e Romario Brungës, i cili u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme në automjetin e tij në Balldren, Lezhë. Mësohet se 25-vjeçari ka marrë një plumb në ballë dhe në duar ka patur gjurmë plumbi. Nga pozicioni i plumbit, dyshohet se ai nuk mund të jetë qëlluar nga pasagjeri. Para ngjarjes, ai ka telefonuar shokun e ngushtë dhe i ka thënë “kam një problem shumë të madh” dhe pas kësaj telefonate ai nuk është përgjigjur më. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë arritur të fiksojnë Romarion vetëm para ngjarjes, dhe gjetja e një pistolete në makinë ka shtuar dyshimet për mundësinë e një vetëvrasjeje. Familjarët e tij kanë thënë se nuk ka konstatuar shenja të problemeve emocionale apo depresionit tek i riu. Romario Brunga punonte si kamerier në zonën e Balldrenit dhe kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja. Ai ishte martuar në gusht të vitit të kaluar, por tragjedia ndodhi vetëm shtatë muaj pas martesës. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta dhe hetimet vazhdojnë.
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një situatë kaotike është shënuar sot në Qendrën Shëndetësore Nr. 3, ku pacientët janë detyruar të presin për orë të tëra për të marrë shërbimet mjekësore. Pamjet tregojnë një qytetare e cila në mungesë të personelit mjekësor, është detyruar t’u matë tensionin pacientëve që prisnin në korridor. Burimet njerëzore dhe infrastruktura duket se janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin e qytetarëve. DENONCIMI ”Nje qytetare e thjesht duke i matur tensionin pacienteve qe presin ne radhe me ore te tera te qendra shendetesore nr 3. Por ka shku radha aq shume, sa po zihen me njeri tjetrin dhe njerezit qe qendrojne ketu“
Tweet media one
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Shqipëria po përballet me një krizë të thellë arsimore, ku 47% e popullsisë mbi 15 vjeç kanë arritje të ulëta në nivelin e edukimit, ndërsa 35.2% zotërojnë njohuri mesatare. Sipas raportit, vetëm 18.1% e kësaj grupmoshe ka arritje të larta arsimore, ndërsa pothuajse gjysma e popullsisë shqiptare nuk është në gjendje të lexojë apo të shkruajë një deklaratë të thjeshtë dhe ta kuptojë atë, shkruan Monitor. Për më tepër, një përqindje e konsiderueshme nuk zotëron aftësi bazë në aritmetikë, çka kufizon ndjeshëm kapacitetin e tregut të punës dhe pengon zhvillimin ekonomik të vendit. Në një epokë ku inovacioni dhe teknologjia po avancojnë me ritme të shpejta, Shqipëria po humbet garën për zhvillim, pasi niveli i ulët arsimor po e lë pas në konkurrencën globale. Nëse nuk ndërmerren masa konkrete dhe urgjente, Shqipëria rrezikon të mbetet edhe më prapa në garën për një ekonomi të qëndrueshme dhe një forcë pune të aftë.
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Ndërsa hetimet për eksportin e mbetjeve të Kurum kanë ngecur për shkak të mungesës së ekspertëve për marrjen e mostrave nga 102 kontejnerët, kompania transportuese ka nisur të veprojë. Për herë të disatë, kompania kërkon rikthimin e kontejnerëve, duke argumentuar se duhet të vazhdojë aktivitetin e saj. Aktualisht, kontejnerët me mbetje ndodhen në Porto Romano nën ruajtjen e policisë. Deri tani, vetëm instituti Gjeologji-Miniera ka konfirmuar se mund të kryejë një pjesë të analizave. Mbetjet e Kurum u eksportuan nga kompania “Sokolaj” drejt Tajlandës pa miratimin e autoriteteve të vendit pritës. Dyshohet se mbetjet janë toksike dhe për këtë arsye u kthyen sërish në Shqipëri. Skandali mbetet ende pa persona të ndëshkuar.
Tweet media one
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Disa qytetarë kanë denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një shpërthim të ujërave të zeza në zonën e Astirit në Tiranë. Sipas raportimeve, rrjedha e ujërave të ndotura vijon prej gati një ore, duke shkaktuar shqetësim dhe rrezik për banorët e zonës. Pamjet e siguruara tregojnë një situatë alarmante ku uji i ndotur shpërthen në rrugë, duke përmbytur një pjesë të saj dhe trotuarin. Situata përkeqësohet nga era e rëndë dhe ndotja që po përhapet në ajër. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të zgjidhur këtë problem dhe për të ndaluar rrjedhjen e ujërave të ndotura që përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin dhe mjedisin. Banorët e Astirit theksojnë se ky problem duhet të marrë vëmendjen e menjëhershme të institucioneve përgjegjëse, duke i bërë thirrje Bashkisë së Tiranës dhe UKT të marrin masa për zgjidhjen e situatës.
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
JOQ Albania ka marrë disa denoncime nga qytetarë që akuzojnë Shqiprim Xhaferajn për mashtrime të përsëritura në tregun e makinave me qira. Sipas pretendimeve të denoncuesve, Xhaferaj ka marrë automjete me qira nga pronarë të ndryshëm, por në vend që t'i kthente sipas marrëveshjes, dyshohet se i ka shitur, ose çmontuar dhe më pas i ka shitur pjesët e tyre në Kosovë. Një prej dokumenteve të paraqitura së fundmi në redaksinë tonë është një kontratë për një automjet tip ML 320 CDI, me targë H029OH, e nënshkruar më 6 janar 2025. Kontrata parashikon përdorimin e mjetit për katër ditë, me një tarifë prej 45 eurosh në ditë dhe një pagesë totale prej 180 eurosh. Dokumenti përfshin gjithashtu lejen e drejtimit të 31-vjeçarit. Ai bën apel qytetarëve që nëse dikush ka informacion mbi automjetin e tij të njoftojë menjëherë autoritetet. Denoncuesit pohojnë se ky nuk është një rast i izoluar. Veprimet e dyshuara të Xhaferajt për çmontimin dhe shitjen e të automjeteve dhe pjesëve të tyre kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare për pronarët e mjeteve. JOQ Albania fton qytetarët që kanë përjetuar raste të ngjashme ose që kanë informacion shtesë për këtë situatë të ndajnë denoncimet e tyre. Bashkëpunimi qytetar është i rëndësishëm për të zbardhur plotësisht këtë skemë të dyshuar mashtrimi.
Tweet media one
Tweet media two
Tweet media three
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Ekspertët kanë ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të kancerit në mushkëri tek individë që nuk kanë pirë kurrë duhan, dhe shkaku kryesor mund të jetë ndotja e ajrit. Në një studim të publikuar në revistën prestigjioze Lancet Respiratory Medicine, përfaqësues nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) analizuan të dhëna nga burime globale për të kuptuar ndryshimet në llojet histologjike të kancerit të mushkërive. Sipas studimit, adenokarcinoma është forma më e zakonshme e kancerit të mushkërive dhe shkaku i pestë kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë tek ata që nuk kanë pirë kurrë duhan. Ekspertët raportuan se ndotja e ajrit është një faktor kryesor që ndikon në shfaqjen e adenokarcinomës, duke përbërë 53% deri në 70% të rasteve të kancerit të mushkërive tek personat që nuk kanë konsumuar duhan. Dr. Freddie Bray, drejtues i degës së mbikëqyrjes së kancerit në IARC dhe autor kryesor i studimit, tha: “Rezultatet japin informacione të rëndësishme për ndryshimet në faktorët e rrezikut, duke ofruar udhëzime për strategji parandaluese më efektive kundër kancerit të mushkërive.” Ndërsa numri i duhanpirësve ka rënë globalisht, përhapja masive e kancerit të mushkërive tek individë jo-duhanpirës po rritet, duke bërë që studiuesit të kërkojnë hetime të mëtejshme mbi ndikimin e ndotjes së ajrit dhe faktorëve të tjerë të mundshëm. Ky studim nxit thirrjen për masa të forta për kontrollin e ndotjes së ajrit, si dhe për politikave parandaluese të kancerit në nivel global.
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Shqipëria përjeton një tjetër zhgënjim të thellë ndërkombëtar, pasi kompania prestigjioze holandeze “Shell” vendosi të largohet nga vendi, duke pezulluar kërkimet për nxjerrjen e naftës në Shpirag. Ky vendim vjen pas viteve të tëra premtimesh dhe bujës së krijuar nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, të cilët garantonin shqiptarët se rezervat e Shpiragut do ta bënin vendin tonë të pasur. Rama, që nga viti 2014 e deri në 2023, ka deklaruar me pompozitet se nafta e zbuluar në Shpirag ishte e cilësisë së njëjtë me atë të Arabisë Saudite, duke e krahasuar me naftën më të mirë në tregun ndërkombëtar. Në një konferencë të përbashkët verën e shkuar, Rama dhe Balluku reklamuan planin masiv të investimit që do të vinte në lëvizje të ashtuquajturën “naftë premium” të Shpiragut, duke premtuar një bum ekonomik për shqiptarët. Megjithatë, realiteti është krejt ndryshe. “Shell” largohet duke raportuar 1.1 miliardë euro humbje nga operacionet në Shqipëri, duke e konsideruar të pavlefshme vazhdimin e kërkimeve. Tashmë del në pah se zhurma e madhe për Shpiragun ishte asgjë më shumë se një show propagandistik për të mbajtur gjallë iluzionin e pasurisë së ardhshme. Kërkimet për naftë në zonën e Shpiragut nuk janë të reja. Ato nisën që në fund të viteve ’80, me një përpjekje të parë në vitin 2001 nga kompania Oçidental Petroleum, e cila u tërhoq pas gjetjes fillestare, duke e konsideruar zonën pa leverdi. Më pas, në vitin 2013, Petromanas dhe më vonë “Shell” vazhduan përpjekjet, por pa rezultat të qëndrueshëm. Ndërkohë, qytetarët shqiptarë mbeten të zhgënjyer dhe të zemëruar, pasi shpresat e tyre për një të ardhme më të mirë janë përdorur për qëllime politike dhe propagandistike. A do të mbajë kush përgjegjësi për këtë mashtrim të madh? A do të dalë në pah e vërteta për investimet që dështuan dhe humbjet e rënda që po pëson vendi ynë? Kjo histori duhet të shërbejë si një mësim për politikanët që premtojnë pa mbështetje reale dhe për qytetarët që kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga udhëheqësit e tyre. Shqipëria nuk mund të ndërtojë të ardhmen mbi gënjeshtra dhe iluzione.
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një tjetër rast alarmant i sjelljes së papërgjegjshme në rrugë ka tronditur drejtuesit e automjeteve në aksin Durrës-Tiranë. Një qytetar ka denoncuar një shofer i cili lëvizte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme, duke vënë në rrezik jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës. Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur dje në mesditë dhe është regjistruar nga kamerat e makinës së tij, si përpara ashtu edhe pas. Ai thekson se ka prova të qarta në video dhe kërkon që rasti të bëhet publik, në mënyrë që shoferë të tillë të ndëshkohen dhe të rritet ndërgjegjësimi për sigurinë rrugore. “Është një tmerr i vërtetë! Nuk dilet më në rrugë nga këta tipa,” - shprehet qytetari i revoltuar, duke theksuar se raste të tilla po bëhen gjithnjë e më të zakonshme, ndërsa autoritetet duket se nuk po marrin masa të mjaftueshme për t’i ndaluar. Sjellja e papërgjegjshme në rrugë është një kërcënim i madh për sigurinë publike. Rritja e monitorimit dhe dënimi i ashpër i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit janë të domosdoshme për të parandaluar tragjeditë e mundshme. A do të ndërhyjnë autoritetet këtë herë, apo rastet e tilla do të vijojnë të kalojnë pa ndëshkim?
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Pavarësisht se çmimet e ushqimeve të importuara ranë me 7% gjatë vitit 2024, kjo ulje nuk është reflektuar fare në tregun shqiptar. Marketet dhe tregtarët vijojnë të shesin produktet me çmime të larta, duke mbajtur fitime të majme dhe duke rënduar më tej xhepat e konsumatorëve. Sipas INSTAT, një kilogram nga grupi "ushqim, pije, duhan" kushtoi mesatarisht 120.8 lekë në vitin 2024, nga 129.8 lekë një vit më parë. Kjo rënie e ndjeshme e çmimeve të importit është ndikuar nga forcimi i Lekut ndaj Euros dhe ulja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, ndërkohë që importuesit dhe distributorët kanë përfituar, qytetarët shqiptarë nuk kanë parë asnjë ndryshim në çmimet e produkteve bazë. Në vend që t’i përgjigjen uljes së kostove të importit, tregtarët justifikohen me rritjen e kostove të brendshme dhe pagave të punëtorëve. Ndërkohë, inflacioni për grupin "ushqim, pije, duhan" u rrit me 2.7%, duke e bërë të qartë se rënia e çmimeve të importit nuk ka arritur te konsumatori. Sipas “Numbeo”, një nga databazat më të mëdha globale për koston e jetesës, Tirana renditet në vendin e 92-të nga 141 qytete europiane për koston e lartë të jetesës. Çmimet e ushqimeve janë ndër faktorët kryesorë që e bëjnë jetesën në kryeqytetin shqiptar më të shtrenjtë se në shumë vende të rajonit. Shqiptarët detyrohen të shpenzojnë mbi 43% të të ardhurave të tyre mujore për ushqime, shumë më tepër se mesatarja europiane. Ndërkohë që çmimet e importit bien, marketet dhe tregtarët vijojnë të rrisin fitimet në kurriz të konsumatorëve. A do të ndërhyjë qeveria për të ndalur këtë abuzim, apo qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë çmime të fryra për produktet bazë? Për sa kohë tregu nuk rregullohet dhe spekulimi mbetet i pakontrolluar, konsumatorët do të jenë gjithmonë viktimat e një sistemi që favorizon makutërinë e tregtarëve!
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një akt i paprecedentë ka ndodhur në zemër të Tiranës: statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu është mbuluar plotësisht. Pas këtij veprimi absurd qëndron Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, Erion Veliaj, i cili, në vend që të respektojë simbolin më të madh të kombit shqiptar, e ka fshehur atë pas një banderole. Arsyeja? Një projekt për të vendosur një kopje të statujës në Paris. Por ç'lidhje ka kjo me mbulimin e monumentit në Tiranë? A është ky një tregues i shkujdesjes totale ndaj historisë sonë? A po mundohet Veliaj të zhvlerësojë figurën e Skënderbeut në sytë e shqiptarëve? Ky është një veprim i pajustifikueshëm që fyer ndjenjat kombëtare të qytetarëve dhe shtron pyetjen e madhe: çfarë ka kaq urgjente për të fshehur? Historia nuk mbulohet me banderola propagande! Skënderbeu është simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare, dhe askush – as Erion Veliaj, as kushdo tjetër – nuk ka të drejtë ta trajtojë me këtë mospërfillje. Shqiptarët meritojnë përgjigje: pse është mbuluar statuja e Skënderbeut dhe çfarë fshihet pas këtij vendimi absurd?
Tweet media one
Tweet media two
0
0
1
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Një tjetër qytetar ka denoncuar Shqiprim Xhaferajn për një tjetër mashtrim me automjete. Ai pretendon se Xhaferaj i ka marrë me qira një automjet tip “ML 2015” dhe e ka shitur për pjesë në një servis në Gjakovë. Falë gjurmimit GPS, makina u gjet përpara se të çmontohej. Denoncuesi zbuloi gjithashtu se Xhaferaj kishte marrë një makinë tjetër “Golf 5” me qira në Lezhë dhe e kishte shitur në Prizren. Këto raste shtojnë shqetësimet për mashtrimet e përsëritura të tij. Kështu që bëni kujdes, mos bini pre e mashtrimeve nga të tillë persona. Mesazhi i qytetarit: “Më ka marr edhe mua një makinë ky dhe e ka shit për pjesë po isha me fat që e gjeta para se ta çmontonin, pash gps në një servis makinash në Gjakovë dhe i gjeta nr e mora në tel e pyeta ça do makina 8 ore aty pa lëviz dhe me tha që e kam ble për pjesë, ky kishte marr dhe një makinë golf 5 tjetër ne Lezhë me qera dhe e kishte shit në Prizren mua më mori foristrad ml 2015”
Tweet media one
0
0
0
@JoqAlbania
JOQ Albania
2 days
Transaksionet në shifra të çmendura të Gentian Gjylit së ARRSH kundrejt klientëve të shtetit, do të zbardhen në këtë artikull me shifra dhe emra kështu që mbani vëmendje të plotë se si futen pa kriter paratë e taksapaguesve shqiptarë në xhepat e oligarkisë. Për vetëm 3 javët e para të Janarit 2025, ARRSH ka lëvruar nga Buxheti i Shtetit mbi 167 MILIARD Lekë për kompanitë që i janë dhënë disa nga tenderat më të majmë të prokurimeve publike. Gjyli është titullari që ka falur në xhepat e miqve të qeverisë më shumë para se të gjithë drejtuesit e tjerë të institucioneve shtetërore. Në pagesat e Transaksioneve të Thesarit të zbardhura nga OpenData pjesën më të madhe e zënë ato për klientët buxhetorë të Unazës së Jashtme.
Tweet media one
Tweet media two
Tweet media three
Tweet media four
0
0
1