![Ilirjan Celibashi Profile](https://pbs.twimg.com/profile_images/1623610793139884033/cLYL2zPv_x96.jpg)
Ilirjan Celibashi
@ICelibashi
Followers
2K
Following
127
Statuses
5K
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri @KQZShqiperi SEC - State Elections Commissioner of Albania
Tirana, Albania
Joined October 2011
Vetëm Për Votuesit Nga Jashtë - Regjistrimi në Listë Nëpërmjet PER - Komunikim Zyrtar nga @KQZShqiperi
0
1
0
Për Votuesit Nga Jashtë Një Pyetje - 1 Përgjigje me Rëndësi! Shpërndaje postimin e mëposhtëm që të aplikojnë sa më shpejt të njohurit, miqtë dhe të afërmit e tu. #VotoNgaJashtë2025 Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.
0
0
1
📢🇦🇱 Njoftim Për Bashkitë nga KQZ Duke marrë në konsideratë detyrimet që burojnë nga Kodi Zgjedhor, lidhur me publikimin e listave të zgjedhësve, njoftimin me shkrim të zgjedhësve dhe raportimin për vendndodhjen e qendrave të votimit (QV), është e nevojshme të merren masa të menjëhershme nga ana e bashkive për respektimin e afateve dhe kërkesave ligjore. Nga monitorimi i bërë nga KQZ: - Janë konstatuar vonesa në afishimin e listave të zgjedhësve në disa bashki. - Ka vështirësi në aksesimin e zgjedhësve me aftësi të kufizuara. - Informacioni për caktimin e QV-ve dhe njoftimi i zgjedhësve ende nuk është raportuar. Procesi i njoftimit të zgjedhësve nuk ka filluar në shumicën e bashkive për shkak të mungesës së fondeve dhe modelit të njoftimit, ndërsa afati për përfundimin e tij është 6 mars 2025. Për të adresuar problematikat e sipërcituara, KQZ i kërkon bashkive: Të përfundojnë raportimin e caktimit të vendndodhjes së qendrave të votimit brenda afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu, i kërkon Ministrisë së Brendshme lehtësimin e procesi të njoftimit të zgjedhësve për të siguruar që ky proces të realizohet brenda afateve ligjore.
0
0
0
🔗 Deklaratë Publike: KQZ Nuk Ofron Regjistrim në Terren Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes: ✔️ Thirrjeve telefonike ✔️ Mesazheve në WhatsApp ✔️ Chatbot-it ✔️ Email-it zyrtar të KQZ KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë. Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë. Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak. KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit.
0
0
0
Për Votuesit Jashtë Vendit Pyetje dhe Përgjigje me Rëndësi nga KQZ Shqiperi Shpërndaje postimin që të aplikojnë sa më shpejt të njohurit, miqtë dhe të afërmit e tu. #VotoNgaJashtë2025
0
1
1
Pershëndetje, KQZ është i ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale të çdo shtetasi dhe i respekton ato në mënyrë rigoroze ashtu siç parashikohet në legjislacionin në fuqi dhe standartet ndërkombëtare si GDPR. PER në asnjë moment nuk ndan të dhënat e zgjedhësve për qëllime marketingu apo të tjera me asnjë palë të tretë. Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurtë përmes protokolleve të avancuara të enkriptimit dhe aksesit të kufizuar vetëm për personelin e autorizuar, i cili është i detyruar të respektojë detyrimet ligjore dhe etike për mbrojtjen e privatësisë si dhe nënshkruan Deklaratën e Konfidencialitetit kur merr detyrën. Të dhënat personale përdoren vetëm për qëllime të realizimit të procesit zgjedhor nga jashtë, duke respektuar objektin e qëllimit. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, të dhënat do të fshihen/shkatërrohen/asgjësohen në mënyrë të pakthyeshme gjashtë muaj pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Gjithë të mirat
1
0
0
𝑷𝒆̈𝒓 𝑽𝒐𝒕𝒖𝒆𝒔𝒊𝒕 𝒏𝒈𝒂 𝑱𝒂𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝑽𝒆𝒏𝒅𝒊𝒕 Pyetje dhe Përgjigje me Rëndësi nga KQZ Shqiperi Shpërndaje postimin që të aplikojnë sa më shpejt të njohurit, miqtë dhe të afërmit e tu. #VotoNgaJashtë2025 Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.
0
0
0
𝟏𝟎𝟬.𝟬𝟬𝟬 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗲̈𝘀 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈ 𝗷𝗮𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝗴𝗷𝗶𝘀𝘁𝗿𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗣𝗘𝗥 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗱𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝟭𝟭 𝗝𝗮𝗻𝗮𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟱. Vizitoni dhe krijo mundësinë tënde për të votuar nga vendqëndrimi yt. Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë! #VotoNgaJashtë2025 Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025! Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.
0
0
0
𝐏𝐞̈𝐫 𝐕𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐌𝐞 𝐕𝐞𝐧𝐝𝐛𝐚𝐧𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐓𝐀𝐋𝐈 𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐧𝐝𝐚𝐣𝐞 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐬𝐭𝐢𝐦 𝐪𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚 𝐠𝐚𝐛𝐢𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐮𝐫𝐢𝐭, 𝐦𝐢𝐪𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐟𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐭 𝐞 𝐭𝐮. Rikujtesë me Shumë Rëndësi - Kur ngarkoni Kartën Italiane të Identitetit si dokument për të vërtetuar adresën, sigurohuni të skanoni dhe të ngarkoni faqen që përmban adresën e vendqëndrimit dhe jo faqen ballore të kartës së identitetit. Shënim: Foto e mëposhtme është specimen për ilustrim dhe jo dokument i vërtetë ID
0
1
1
Që nga data 11 Janar 2025 në Platformën PER, tek Butoni NDIHMË gjenden videot, tutorialet dhe manualet ndihmuese për regjistrimin si Votues Nga Jashtë. Lutemi aplikuesit t'i shohin me vëmendje para se të gabojnë me aplikimin e tyre si në fotot në vijim. Në PER mund të riaplikohet pa limit deri në 4 Mars 2025, ndaj KQZ Shqiperi sjell në vëmendje Butonin Ndihmë dhe Qendrën e Ndihmës Non-Stop të PER tek i njëjti buton. Shpërndajeni postimin për të informuar miqtë dhe të afërmit tuaj jashtë vendit.
0
1
1
RT @OSCEinAlbania: Message by Head of @osceinalbania, Ambassador Tarran, on the occasion of #GlobalElectionDay: Today, on #GlobalElections…
0
1
0
𝐏𝐞̈𝐫 𝐕𝐨𝐭𝐮𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞̈ - 𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐃𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐄𝐑 𝐬𝐢 𝐃𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐏𝐫𝐨𝐯𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐝𝐫𝐞𝐬𝐞̈𝐬? - Dokumente që përmbajnë në të njëjtën faqe emrin tuaj të plotë, mbiemrin dhe adresën, të tilla si: Fatura të shërbimeve (drita, ujë, energji, internet, telefoni). - Dokumente të identitetit të vlefshëm nga vendi ku banoni, nëse përmban dhe adresën e shënuar qartë. Kontrata qiraje ose certifikata të banimit. 𝗞𝘂𝗷𝗱𝗲𝘀! Adresa në fushat e regjistrimit duhet të jetë identike me adresën në dokumentin e ngarkuar. E rëndësishme që dhe nese kerkesa ju refuzohet, mund të riaplikoni pa limit deri të datë 4 mars 2025.
0
0
0
@Gjin_Ceca @KQZShqiperi Përshëndetje z. Ceca. Faleminderit për mesazhin e përcjellë. Ju lutem, cilat janë parregullsitë e procesit? Çfarè nuk është transparente tek procesi? Në cilin rast është shkelur privacia e individit? Çfarë privacie është shkelur? Gjithë të mirat Ilirjani
1
0
0